Report TV - Veliaj mban fjalim te protesta për pallatin 17 katësh te Liqeni

  • 8 years ago
Gjykata e Apelit Administrativ ka shtyrë për në datën 13 maj vendimin për fatin e 17-katëshin tek diga e liqenit Artificial.Pas protestës së kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe qytetarëve para kësaj Gjykate këtë të mërkurë kur pritej të jepej vendimi, asgjë nuk ka ndodhur.Më herët kryebashkiaku Veliaj i kishte kërkuar kësaj Gjykate të ndryshonte trupë që ka në dorë çështjen pasi sipas tij ata janë familjarë të ndërtuesve

***
Veliaj e ka cilësuar të shitur gjyqin që pritet të bëhet sot për ndërtimin e 17 katëshit tek diga e liqenit ndërkohë që ka kërkuar ashtu sikurse disa orë më parë ndryshimin e trupës gjykuese

"Gjyqi është i shitur të kërkojmë të marrim drejtësi. Të jemi të gjithë bashkë të kërkojmë të ndryshohet trupi gjykues dhe të na caktojnë një tjetër datë për të mbajtur seancën, Gjykata të japë dorëheqjen është familje e betonit.

Veliaj nuk ka lënë pa përmendur edhe presidentin Nishani dhe qëndrimin e tij ndaj këtij ndërtimi pas përplasjes që pati me të për parkun e fëmijëve tek liqeni. Kryebashkiaku Veliaj e ka cilësuar lodër që merret me lodrat Nishanin madje i ka bërë thirrje atij të tregoi qëndrimin e tij.

Recommended