Report TV - Vrasja e Çiços, urdhëri dyshohet se erdhi nga Hollanda i financuar

  • 8 years ago
Vrasja e Elton Çiço në 1 maj,tek bar ?De Niro? në ish-bllok ka dyshime se është urdhëruar nga Holanda.

Gjatë këtyre ditëve policia ka mbledhur informacione operative duke ja referuar prokurorisë së Tiranës, duke e informuar se viktima Elton Çiço mund të jetë vrarë me urdhër të një personi që ka dyshime se fshihet në Hollandë, por që aktualisht ndodhet në kërkim policor nga drejtësia shqiptare, për një krim tjetër të ndodhur në Tiranë.

I dyshuari që policia kriminale ka ngritur dyshime se ka urdhëruar vrasjen e Elton Çiços, ka pasur njohje, lidhje shoqërore dhe biznesi me viktimën Robert Rama, të ekzekutuar në muajin qershor 2015 në qytetin e Durrësit.

Recommended