Report TV - Kukës,i njoftoi posta për largimin nga puna,protestojnë sanitaret e spitalit

  • 8 years ago
32 sanitare të spitalit rajonal dhe maternitetit të Kukësit janë larguar nga puna, çka ka bërë që ato të dalin në një protestë dhe të kërkojnë rikthimin e tyre në punë, dhe për këtë janë njoftuar me postë.

Mëngjesin e sotëm punonjëset sanitarë kanë protestuar përpara godinës së drejtorisë së spitalit, ku kanë kërkuar që drejtuesit e këtij institucioni të rishikojnë vendimin.

Nga ana tjetër, ato kanë deklaruar se, largimi nga puna ka ardhur me motivacionin e ?Shkurtimit të vendit të punës?, por në fakt ata janë zëvendësuar nga militantë partiakë.

Recommended