Report TV - ‘Xhihadistët’, Pashaj: Po na dënoni se i keni dhënë besën amerikanëve

  • 8 years ago
?Po na dënoni se i keni dhënë besën amerikanëve, të cilët kudo kanë shkelur i ka vënë flakën?.

Me këto fjalë nisi të mbrohej në gjykatë Gerti Pashaj, një nga 9 imamët e vetëshpallur, nën akuzë për terrorizëm.

Në seancën e kësaj të martë, nuk munguan përfaqësues të ambasadës, të cilët ndjekin nga pranë procesin, ndërsa ra në sy prania e lartë e uniformave blu si brenda sallës së gjyqit, ashtu edhe jashtë saj.

Ndër masat e sigurisë, nuk mungoi as kontrolli i perimetrit të sigurisë së gjykatës me qenë antieksplozivë.

Më tej, Pashaj ju drejtua gjykatës duke kërkuar informacion, se përse ambasada amerikane interesohej për gjyqin e tyre, një gjyq që sipas tij, bëhet me prova të fabrikuara dhe prova të cilat nuk janë shqyrtuar në gjykim.

Gjykata vendosi të rrëzojë një kërkesë të Pashajt për të rihapur gjykimin, pasi ky i fundit kërkoi të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit Artur Balla.

Më i ashpër me gjykatën ishte Zeqir Imeri, i cili i kërkoi trupit gjykues të nxjerr jashtë sallë avokatët mbrojtës.

Imerit tha se ata nuk kanë nëvojë për avokatë pasi mbrojtia e tyre është Allahu, e mbrojtia e avokatëve bëhet në bazë të ligjeve të cilat ata nuk i njohin.

Pak ditë më parë, prokuroria kërkoi 152 vite burgim për 9 imamët e akuzuar për terrorizëm e rekrutim luftëtarësh, ndërsa pritet që mbrojtia e tyre të vijojë dhe të martën e ardhshme e më pas të vendoset seanca në të cilën do të shpallet vendimi.

Recommended