Report TV - Projekti,në 2-5 qershor reklamohen 22 produktet bio,mbështeten fermerët

  • 8 years ago
Fermerët shqiptarë do të kenë mundësi që nga data 2-5 qershor në reklamojnë produktet e tyre në eventin ?Fermerët vijnë të parët? që organizohet nga Terra Madre Balkans.

Në Shqipëri do të vijnë 350 fermerë nga i gjithë Ballkani, ndërsa Shqipëria do të prezantohet me 22 produktet të ndryshme, ku ndërto do të jetë Glikoja e Përmetit dhe Mishavina, një djath i cili prodhohet në Kelmendin e Epërm në Alpet Shqiptare.

Irene Margariti thotë se panairi do të jetë një mundësi e mirë për fermerët shqiptarë që prodhojnë prodouktet Bio.

Ndërsa Michele Rumiz, kordinator i Terra Madre Balkans tha se projekti ka për synim që të rrit dinjitetin e fermerit dhe dinjitetin e bariut shqiptarë.

Nga ana e tij Ardit Collaku, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Turizmit theksoi se kjo iniciativë do të mbështetet për të ndihmuar fermerët në zonat rurale.

Recommended