Report TV - Klosi:95% e socialistëve i thanë "Po" mandatit të Ramës në PS

  • 8 years ago
Një ditë pas mbajtjes së referendumit për rikonfirmimin e mandatiti të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, sekretari organizativ në PS, Blendi Klosi, bëri publik rezultatin final e të parit referendum nga një parti politike në 25 vjet demokraci.

Sipas Klosit, 84% e anëtarësisë së Partisë Socialiste mori pjesë në votim, ku 94.9% e socialistëve u përgigjën me "Po", çka rikonfirmon automatikisht mandatin e Ramës në krye të PS.

Referendumi sipas Klosit ishte shprehje e lartë e demokracisë në parti, për një çështje dhe vendimmarrje të kongresit të PS. Klosi tha se procesi ishte transparent dhe i monitoruar nga mediat, dëshmi se PS është forca më demokratike në vend dhe partia më e organziuar.

"U respektuan kërkeat e kodit të zgjedhjeve në parti. Anëtarësia me vullnet të lirë hodhi votën sipas bindjes që kishte. Mbi 95 % e anëtarësisë votoi për afirmimin e normës statutore që vendosi Kongresi, për të konsideruar të rinovuar automatikisht mandatin e kryetarit të partisë kur partia fiton zgjedhjet dhe partia është në qeveri, duke sjellë një risi në Statutin e Partisë Socialiste," tha Klosi.

Në fjalën e tij, ai u ktheu përgjigje edhe kundërshtarëve të djathtë, duke u bërë ftesë që të mësojnë nga ky referendum, se si bëhen zgjedhjet.

"Dua t'i kthej përgjigje edhe kundërshtarëve tanë politikë që i kanë kushtuar këtij procesi një dalje të posaçme mediatike. Dua vetëm t?ju përgjigjem shkurt: Të na kuptojë e më pas të na kopjojnë. Ftoj Partine Demokratike të kryeje njëherë procese zgjedhore te rregullta dhe transparente, ashtu siç Partia Socialiste ka vite qe zhvillon. Deklaratat për monitorim të listave apo kontroll të tyre, janë shpikje vetëm të PD, siç ndodhi në gjasme garën për kryetar të kësaj Partie. Partia Demokratike të mësojë nga ne si bëhen zgjedhjet dhe të heqë çdo merak për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, se si cdo proces i organizuar nga ne, do të jetë i lirë, transparent dhe konform gjithë standarteve demokratike," përfundoi Klosi.

Recommended