Report TV - Merita Rexha Tërshana sjell Beethoven në Universitetin e Arteve

  • 8 years ago
Koncerti për piano e orkestër 5, i njohur botërisht si ?Emperor Concerto?, koncerti i fundit në piano i Ludwig Van Beethoven, do të jepet sot, në ambientet e Akademisë së Arteve në orën 19.00.

Në piano, do të jetë pianitstja e mirënjohur Merita Rexha Tërshana, dirigjent Leonardo Quadrini dhe Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar.

Merita Rexha ka lindur në Tiranë ku filloi studimet për piano që në moshë të re. Pasi përfunoi studimet në Akademinë e Arteve, ndoqi kurse të specializuara në Gjermani. Ajo është një nga artistet më aktive në arenën muzikore shqiptare. Rexha ka luajtur si soliste me orkestrën simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, Teatrin e Operave dhe Baletit,

Recommended