Report TV - Endri Myrtaj, katër vjet krijimtari ekspozohet në Muzeun Kombëtar

  • 8 years ago
Endri Myrtaj, një artist i ri që ka krijuar edhe profilin e tij të veçantë në artin piktorik, do të çel ekspozitën e tij personale në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Ekspozita përbëhet nga vepra të realizuara gjatë katër viteve të fundit. Pikturat, të cilat janë punuar kryesisht në teknikën vaj në kanavacë vijnë të frymëzuara nga ngjarje, probleme dhe histori të veçanta.

Shpesh artisti krijon edhe figura alegorike me temë nga historia kombëtare.

Pikturat e Endri Myrtaj dallohen nga kreativiteti dhe natyra impresionuese e detajeve artistike në telajo.

Asnjë vepër nuk i ngjan tjetrës dhe temat kanë një shtrirje të pasur gjithëkohore.

Piktori i njohur Gazmend Leka e çmon Endri Myrtaj për talentin e tij, për origjinalitetin dhe vlerat artistike të veprave.

Kështu prof, Gazmend Leka do të jetë i pranishëm në prezantimin e ekspozitës së Endri Myrtaj. Ekspozita do të çelet në orën 6.30 në Muzeun Historik Kombëtar.

Recommended