400 vepra të artistëve shqiptarë edhe të huaj në Muzeun Historik Kombëtar

  • 5 years ago
?Artistët kanë harruar veten?. Kështu mendon piktori Helidon Haliti, i cili nën këtë tematikë ka bërë bashkë në Muzeun Historik Kombëtar rreth 140 artistë shqiptarë edhe ndërkombëtarë të akuarelit. Në dy bienale ajo ndërkombëtare e vetëportretit edhe akuarelit prezantojnë 400 vepra, që kanë në qendër portretet e artistëve të njohur, si Sali Shijaku, Gazmend Leka, Skender Kamberi edhe shumë të tjerë, të cilët çdo ditë duhet të përballen me veprën e tyre, të dialogojnë me të, edhe të meditojnë rreth saj.

?Unë sjell artistë nga 60 vende të ndryshme të botës, jo vetëm për të parë raca të ndryshme, por mënyrën e të menduarit. Shpeshherë e shikojmë se artistët nuk kanë adhurim për veten, por një dilemë. Shpesh një artist e shikon veten, si pasqyrë të thyer. Ne mundohemi që t?u tregojmë artistëve se në gjithë këtë lëvizje, që ata kanë bërë, kanë harruar veten. Çdo artistë ka nevojën që ta nisë nga vetja edhe të meditojë herë pas herë për veprën e tij. Padyshim që artisti është përherë i pakënaqur me veprën e tij, që kur ndalet para saj kthehet në një lloj dialogu me veten edhe me kolegët?, shprehet kuratori i ekspozitës, Helidon Haliti.

Recommended