Report TV - Robert Bisha: Kompozimet moderne do ta bëjë publikun që t’i kuptojë

  • 8 years ago
Poli-instrumentisti Robert Bisha kthehet në Shqipëri me projektin e tij në piano solo ?Ritual Moods?.

Projekti do të prezantohet përmes një koncerti të veçantë që do të mbahet më 7 prill ora 20:00 në Teatrin e Metropolit në Tiranë.

Robert Bisha rikthehet pas shtatë vjetësh në Shqipëri dhe shpreh emocionet e tij për komunikimin special që duhet të ketë me publikun për llojin e veçantë të kompozimit

Bisha improvizon shpesh këngë të shkurtra me intervale tipike të folklorit. Ai tregon për marrëdhëniet e tij me procesin krijues të drejtpërdrejtë mes folklorit dhe improvizimit

Robert Bisha njihet si një pianist kompleks. Është instrumentist eksperimentues, performon si profesionist që në moshën 12 vjeç në skenat shqiptare e jashtë saj, me kompozimet e veta.

Recommended