Report TV - Fatos Klosi: Berisha në dosjen “Panama”, do ketë surpriza

  • 8 years ago
Tërmeti botëror i shkaktuar nga zbulimi i parajsës fiskale në Panama ka trazuar me shpejtësi Tiranën. Teksa mbi 300 gazetarë investigativë po punojnë intensivisht për zbardhjen fakteve të reja nga dosja voluminoze, kureshtja sa vjen e shtohet. Deri më tani, në dosjen e skandalit ?Panama Papers? është zbuluar emri i biznesmenit shqiptar, Ismail Mulleti, me lidhje të forta me kupolën e Partisë Demokratike. Por, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, paralajmëron se do të ketë surpriza.

Fatos Klosi thotë se është ende herët për të dalë në përfundime, për thellësinë e implikimit të pushtetarëve shqiptarë në skandalin e Panamasë, por shton se emri i parë i zbuluar komprometon Sali Berishën. Gjithsesi, Klosi thekon se Shqipëria, duke qenë një vend i vogël, ka një rol modest në aferën më të madhe të të gjitha kohërave. ?Mendoj se është ende herët për nevfshqipte. Shqipëria është një vend shumë i vogël. Por, ajo që është e qartë deri më tani, është një lidhje direkte me kontrabandën e naftës me Malin e Zi dhe me koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve.

Të gjitha gjasat dhe indiciet të çojnë tek Sali Berisha. Dy skandalet në fjalë lidhen me të. Besoj se në ditët në vijim do të dalin gjëra interesante, do ketë surpriza?, ka deklaruar Fatos Klosi. Vetë Sali Berisha ka pranuar kontrabandën e naftës, ndërsa nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë. Ndërkaq, Fatos Klosi ka deklaruar se në atë periudhë të gjitha rrugët e Shqipërisë mbanin era naftë.

Roli i shërbimeve
I pyetur mbi rolin e shërbimeve sekrete në zbulimin e skandalit më të madh financiar, Fatos Klosi, ka theksuar se skandali është zbuluar nga gazetarët, pasi shërbimet sekrete nuk mund të investoheshin në këtë fushë, ku janë të përfshirë politikanët. Sipas Klosit, shërbimet informative janë më shumë të fokusuar tek terrorizimi dhe krimi i organizuar. Nga ana tjetër, dy institucione të tjera, të ngarkuara për ndjekjen e parave të pista, ILDKP dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, kanë rezultate modeste në këtë drejtim.
Teoritë konspirative

Skandali rreth oazit të parave të zeza në Panama, ku mendohet se janë përfshirë mbi 200 shtete, është shoqëruar edhe me një teori konspirative. Ditën e djeshme ka qarkulluar një pyetje se pse në këtë histori botërore abuzimi nuk rezulton i përfshirë asnjë shtetas amerikan. Pas kësaj pyetje, hidhen dyshime për një investim nga SHBA për shpërthimin e skandalit.

Parajsat e fiskale

Parajsat fiskale janë territore dhe juridiksione, të cilat u mundësojnë personave jo rezidentë të shmangin detyrimet fiskale në vendet ku kryejnë realisht aktivitetin e tyre. Sot janë identifikuar rreth 100 parajsa fiskale, kryesisht në vende të vogla dhe me ekonomi modeste, duke nisur që nga Belize, Panamaja, Ishujt Virgjin Britanikë, Ishujt Cayman, Seyschelles, Bermuda, Barbados, Anguilla etj. Parajsat fiskale janë vende që duke shfrytëzuar sovranitetin për të bërë ligje sipas vullnetit të tyre, kanë synuar të tërheqin paranë botëror...

Recommended