Report TV - Kakavijë, s’ka shenja të refugjatëve sirianë në kufirin shqiptaro-grek

  • 8 years ago
Në Kakavijë, nuk duket asnjë shenjë përqëndrimi forcash të Policisë Rajonale të Kufirit përveçse prezencës së disa mjeteve të kësaj drejtorie dhe disa prej pjestarëve të saj.

Report Tv ishte mesditën e sotme në Pikën Kufitare të Kakavijës ku shihet qartë prezenca e disa automjeteve të Drejtorisë Rajonale të Kufirit ndërkohë që dukshëm nuk janë parë efektivat policore.

Drejtori Rajonal i Policisë Kufitare Arjan Ferri, nuk ka pranuar të prononcohet për këtë çështje pa autorizimin nga ana e drejtorit të Policisë së Shtetit.

Por burime jo zyrtare nga Policia Rajonale e Kufirit, pohojnë se janë njohur përmes mediave greke me lajmin për ardhjen në kufirin që ndan dy shtetet, të emigrantëve sirianë por deri në orët e mesditës së sotme, nuk është parë asnjë automjet apo karvan këmbësorësh sirianë, që t?i jetë afruar kufirit të gjelbër.

Egziston një plan masash që është mbajtur larg syrit të medias, që lejon instalimin e forcave policore në gjatësinë e vijës së gjelbër kufitare mes dy vendeve çka deri më tani, ka qenë krejtësisht e pa mbuluar nga forcat efektive, përveç vëzhgimit përmes kamerave termike.

Refugjatët sirianë, ndodhen 50 km larg kufirit që ndan dy vendet dhe janë përqëndruar në territorin periferik të Janinës dhe në Konicë në dy kampe të ndryshme.

Sipas autoriteteve policore kufitare, nuk ka asnjë komunikim me homologët grek, për ardhjen e mundshme të një karvani refugjatësh sirianë, ndërkohë që nëse do të kishte, masat do të ishin marrë menjëherë për të menaxhuar situatën.

Recommended