Report TV - Tahiri:Strazimiri dorëzoi armën asnjë deputet s'duhet të mbajë

  • 8 years ago
Pas takimit me drejtorët e policisë së qarqeve ministri Tahiri ndër të tjera pohoi se deputeti Strazimiri e ka dorëzuar sot armën të cilën e mbante në protestën tek liqeni.

?Lajmi i mirë është që zoti Strazimiri e dorëzoi sot pistoletën dhe të paktën nuk vazhdoi të ishte në paligjshmëri dhe shpresoj të na kursej në të ardhmen, ai dhe e gjithë çeta skenat e tubimeve ku dhunohen punonjësit e policisë dhe ku deputetët mbajnë armën me vete.
Në ligjin që është miratuar në parlament vitin e kaluar, kemi sanksionuar që funksionarët e lartë nuk duhet të kenë armë. Nuk duhet të pajisen me armë gjyqtarët, prokurorët, kryetarët e bashkive dhe deputetët nuk duhet të pajisen me armë në rast se nuk kanë shqetësim. Në eventualitetin kur policia vlerëson pas kërkesës tyre që ka arsye të bazuara për të vlerësuar shqetësimin që paraqet vetë zyrtari, atëherë mund të pajisen me armë por në të gjitha rastet jo në trup.

Ligji i ri nuk e parashikon në asnjë rrethanë mbajtjen në trup të armës nga cilido zyrtar. Për më tepër që legjislacioni në fuqi e ndalon në mënyrë kategorike mbajtjen e armëve nga pjesëmarrësit në çdo tubim a protestë ? përveç Forcave Speciale të Policisë. (Kjo për t?i dhënë një përgjigje të gjithë atyre që thonin ?Përse Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin edhe me armatim në protestë??

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit i ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve që deri më sot nuk kanë dorëzuar armë, t?i dorëzojnë, sepse nuk i duhen askujt. Ne na duhet kontributi i të gjithëve për ta bërë Shqipërinë më të sigurt, më të qetë, më të paqtë dhe më të denjë për jetën e qytetarëve. Dhe kjo nuk arrihet duke pasur deputetë apo gjyqtarë që mbajnë armë në brez.

Nuk bëhet në këtë mënyrë Shqipëria më e sigurt. Nuk ka zgjidhje nga asnjë lloj tentative për ?të pasur armë se kështu bëhet drejtësi?. Kjo nuk është drejtësi në pikëpamjen ton, të cilën e kemi formalizuar dhe me ligjin që kemi votuar në Parlament. Armëmbajtja duhet të jetë ngushtësisht dhe rreptësisht e kufizuar për ata që kanë një detyrë shtetërore për të garantuar rendin dhe qetësinë publike. Në të kundërt, të tjerët janë të patitulluar të kenë një armë. ?-tha Tahiri

Policia denoncoi dje në Prokurori deputetin Gent Strazimiri për mbajtje pa leje të armëve luftarake, duke paraqitur si provë pamje televizive të marrë në Youtube. Opozita i është përgjigjur këtij kallëzimi me një tjetër padi ndaj kreut të policisë së Tiranës dhe atij të policisë bashkiake.

Policia e Shtetit zyrtarizoi dje kallëzimin penal për deputetin Gent Strazimiri, i cili është filmuar në protestën e opozitës me një pistoletë në brez.

Menjëherë është përgjigjur Partia Demokratike, e cila depozitoi dy kallëzime ndaj drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dhe atij të Policisë Bashkiake, Ermal Kapllani, gjithashtu i kallëzuar edhe për falsifikimin e gjobës ndaj PD-së në një protestë mëparshme.

Recommended