Report TV - Belind Këlliçi: Nuk ka bir nëne që arreston përfaqësuesit e PD-së

  • 8 years ago
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, Kryetarin e Bashkisë Tiranë se, nuk ka bir nëne që të shoqërojë në polici përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Report Tv, Këlliçi ka thënë se ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike nga forcat e policisë.
?Jemi marrë me dhunë nga lokali, dua të jap një mesazh: Erion Veliaj, Sajmir Tahiri e Edi Rama nuk ka bir nëne që të ndalojë përfaqësues të PD-së. Është një dhunë e paprecedentë, absurde por që nuk do i uli kokën asnjë demokrati. Ne do qëndrojmë këtu, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës derisa të gjithë të dalin nga policia. Akti i sotëm ishte fashizëm. Këtu kemi cekur fundin e demokracisë? ka thënë Këlliçi.

Recommended