Report TV - Ambientalistët kundër këndit të lojërave: Bashkia shkel mbi veten

  • 8 years ago
TIRANE - Katër ligje të Kushtetutës janë shkelur për ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e liqenit sipas ambientalistëve. Në një deklaratë për mediat Sazan Guri është shprehur se ky është një rast i qartë kur bashkia shkel mbi vetveten dhe bëri thirrje që qytetarët të bashkohen për të ndalur sa më parë punimet për ndërtimin e këndit të lojërave.

"Vepër që ka nisur me kokëfortësi, ka nisur me inat, ka nisur me kundërshti me zërin jo të pakët por të shumtë të qytetarëve dhe është hera e parë që bashkia shkel mbi vetveten. Kemi një zonë që thuhet që ndalohet kategorikisht ndërtimi. Shkel ligjin e planifikimin të territorit. Shkel ligjin për moratoriumin e pyjeve dhe ligjin për miratimin e rregullores së planifikimit. I bëj thirrje gjytetarëve të binden për shkeljet ligjore",tha Guri.

Recommended