Report TV - Nazime Visha fiton lirinë presidenti Nishani i fal dënimin

  • 8 years ago
Teksa i kishin mbetur dhe 3 vite e 9 muaj burg, Nazime Visha ka fituar lirinë. Pjesa e mbetur e dënimit është falur nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Në dekretin e tij, Nishani thotë se duke u nisur nga kërkesa e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani më datë 26 shkurt 2016, dekreton faljen e pjesë së mbetur të dënimit të Nazime Vishës, e cila deri më tani kishte kryer rreth 1/3 e dënimit.

Presidenti Nishani ka arsyetuar në dekretin e tij arsyet e faljes së Vishës e cila ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Fiqiri Muçës.

?Falja është një akt human i jashtëzakonshëm mëshire, dhe jepet në rastet kur nuk ekzistojnë kriteret ndaluese, e kur dënimi i vuajtur ka arritur qëllimin edukues dhe riintegrues. Tek kërkuesja vlerësova gjithashtu pendimin e thellë, sjelljen e saj si e dënuar, arsyetimin ligjor dhe propozimin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe çdo rrethanë tjetër të veçantë që justifikon faljen,? thuhet në dekretin e faljes së Nishanit.