Report TV - Veliaj: Terrene sportive për fëmijët investime te sporti e interesi publik

  • 8 years ago
Të rinjtë dhe skuadrat sportive të futbollit, volejbollit, basketbollit apo tenisit do kenë shumë shpejt në dispozicion një qendër të re me fusha sportive dhe rekreacioni tërësisht moderne.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndoqi nga afër punimet që po kryhen në ndërtimin e Akademisë së Futbollit në Njësinë Administrative të Petrelës, ku edhe u njoh me detajet e projektit, i cili do të ofrojë ndërmjet të tjerave, 3 fusha të mëdha futbolli, disa fusha të tjera për lojërat me dorë dhe një pishinë olimpike për notarët.

Veliaj vlerësoi punën dhe qëllimin e investitorëve në ndërtimin e këtij kompleksi sportiv, pasi sipas tij kjo përputhet edhe me filozofinë e bashkisë për të mbështetur masivizimin e sportit.

?Është fatkeqësi që sot 20% e fëmijëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të Tiranës, vuajnë nga obeziteti, çka përkthehet në sëmundje kardio-vaskulare, në jetë më të shkurtër, në kosto për shëndetin etj. Kjo nuk shkon! Çdo qindarkë e investuar në sport është shumë më pak nga ajo çfarë do na duhet të investojmë nesër për të kuruar një jetë të pa shëndetshme?, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të ndihmojë çdo investim që bëhet për sportin, duke marr përsipër punimet dhe ndërhyrjet në infrastrukturë, për të siguruar aksesueshmërinë për qytetarët, përfshi rrugët, kanalizimet, etj.

?Ne duam që të futemi në partneritete të tilla publike dhe private sepse në fund, interesi dhe përfitimi është publik. Jam shumë i ndërgjegjshëm edhe për debatet që ka sot për sportet elitare dhe ekipet e afirmuara të qytetit të Tiranës. I qëndroj asaj që kam thënë përpara se të zgjidhesha kryetar bashkie që, në Tiranë synojmë të mbështesim në mënyrë proporcionale të gjitha ekipet, pa patur ekskluzivitet, por duke u siguruar që ekskluzivitet kanë të gjithë fëmijët e Tiranës dhe të gjithë sport-dashësit e qytetit?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se në situatën ekonomike ku ndodhet qyteti është më inteligjente financimi i masivizimit sportiv dhe e një jete të shëndetshme të fëmijëve të qytetit tonë, se sa kufizimi i vetëm i disa financime rigoroze të ekipeve profesionale, që tashmë kanë akses në financa edhe në tregun privat.

?Shpresoj shumë që nga ky bashkëpunim publik-privat brenda këtij viti të hapim fushat e para dhe të sjellim një risi për Tiranën, e cila besoj se do të çojë në rritje numrin e fëmijëve që merren me sport, nga një shifër qesharake që është sot, në një shifër që i afrohet atyre të rajonit dhe BE-së?, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë, ish-futbollisti Redi Jupi, në rolin e investitorit, ka shpjeguar se ky projekt është menduar në formën e një kompleksi sportiv për të gjitha moshat dhe kampet verore.

?Është një strukturë që do të mbështesë aktivitetet e fëmijëve të Tiranës, të cilat mungojnë shumë. U nisa, fillimisht, për akademi, por e shikoj që kemi fëmijë gjatë gjithë verës. Mendoj se kjo strukturë mund të plotësojë shumë nga nevojat e fëmijëve. Shpresojmë që edhe me ndihmën tuaj ta përfundojmë sa më shpejt?, th...

Recommended