Report TV - Rama me deputetët e delegatët: Faleminderit për kontributin tuaj

  • 8 years ago
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur një ditë përpara Kongresit të PS-së, delegatët dhe deputetët e Partisë Socialiste ku i ka falenderuar për kontributin që kanë dhënë në vite për partinë që drejton.

Në këtë pritje kanë qenë të pranishëm krerë të delegacioneve të huaja në vendin tone dhe përfaqësues të partive politike shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.

?Vetëm dy fjalë mirëseardhje posaçërisht për ata që na kanë ndërruar duke ardhur nga më larg. Falënderoj në mënyrë të posaçme ata që kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, përfaqësues të Partive politike shqiptare. Është kënaqësi që ju kemi midis nesh në prag të kongresit. Falënderoj gjithashtu ata që pata kënaqësinë të takoj dhe që janë në themelet e kësaj partie, që i kanë dhënë jetë, dhe kanë pasur një rol kyç për ta rritur, zhvilluar dhe forcuar PS në periudha jo të lehta. Dua të falënderoj të gjithë aleatët e pranishëm këtu në sallë, miqtë e tjerë, dhe shkëlqesitë ambasadore, që na kanë nderuar me praninë e tyre. Zyra e marrëdhënieve me jashtë ishte e shqetësuar se nuk kishte konfirmime por ja ku kanë ardhur të gjithë. I shpreh një falënderim të veçantë, kryeministrit legjendar të Italisë në kohën e përpjekjes së madhe për të çliruar Kosovën, dhe po ashtu presidentit të fondacionit për studimet progresive të partisë socialiste italiane, Massimo D?Alema, i cili na ka nderuar me praninë e tij?, u shpreh kryeministri Rama para të pranishmëve.

Recommended