Report TV - “Rashomon”, kritikë tranzicionit nga Jonida Beqaj, në Teatrin e Metropolit
  • 8 years ago
Premiera ?Rashomon? me regji të Jonida Beqaj vjen premierë më 10 mars, në Teatrin e Metropolit, në Tiranë. Kjo shfaqje trajton temën e marrëdhënieve të së vërtetës me drejtësinë.

"Duke pasur parasysh klimën shpeshherë ët ashpër të komunikimit dhe marrëdhënieve me të vërtetën, apo përcaktimin se kush është burimi i saktë i saj, me të cilin përballemi çdo ditë ?Rashomon? duket se ofron një mundësi të mirë për të eksploruar artitikisht këto probleme të përditëshmërisë sonë?, shprehet regjisorja Jonida Beqo.

Shfaqja me regjinë e drejtojreshës së intitucionit Jonida Beqaj bëhet pas një përzgjedhjeje me audicion të kastit të aktorëve Aleksandër Kondi, Erion Hinaj, Margent Caushi, Rozin Kostani, Edvin Mustafa, Kastriot Ramollari, Redjan Mulla, Klodjana Keco, Violeta Trebicka e Klesta Shero.

Beqaj rrëfen rezultatin e një audicioni të tillë, ku thekson se zbulohen shumë talente që do t?i shërbejne qasjes së publikut me lojën e tyre aktoriale në Teatrin e Metropolit.

Ngjarjet e "Rashomon" zhvillohen në Kioto të Japonisë, rreth një mijë vjet më parë, vend i cili deri në shekullin VI, ishte kryeqyteti i Japonisë. Porta Rashomon ishte hyrja e madhe në qytet. Me rënien e Kiotos, Rashomon u bë një vend i frekuentuar nga hajdutë dhe kufoma të braktisura.

Shfaqja nis këtë portë, ku një prift, një druvar dhe një berber, diskutojnë mbi ngjarjen e krimit të ndodhur një ditë më parë. Nëpërmjet bashkëbisedimit, të këtyre tre personazheve jepen rrethanat dhe prezantohen tri personazhet e tjerë: një bandit, një samurai dhe gruaja e tij.

Ngjarja rrëfehet nga këndvështrimi i këtyre tre të fundit, ku secili, sipas qëllimit dhe interesit të vetë, i portretizon rrethanat dhe personat në favor të vetes.

I mbushur me ndjenjën e fajit, druvari, i tronditur i pranon priftit dhe berberit që dhe ai ka qenë dëshmitar i rastësishëm i krimit. Por varianti i tij, e vërteta pa interesa, është krejtësisht ndryshe nga të mëparshmet.

?Koncepti regjisorial i përket zhanrit të realizmit magjik, ku pavarësisht se situata mizore janë thellësisht reale, mënyra e përçimit të tyre është e stilizuar?, thotë regjisorja.

?Rashomon?, përmban tre sekuenca dyluftimesh skenike dy me shpata dhe një me shkopinj, të cilat nuk janë parë të përdoren në skenat shqiptare.
Recommended