Report TV - Ngujuesi i familjes përfundon në psikiatri, Bufi: Ja si i ndihmuam

  • 8 years ago
FIER - Kryetarja e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi thotë gjatë një interviste për Report TV se institucioni që ajo drejton ka qenë gjithmonë në ndihmë të familjes Kola, e cila vetëm dy ditë më parë doli nga ngujimi prej varfërisë.

Kryebashkiakja shprehet se edhe bashkëshortja e Kozma Kolës është çuar në spital për kurim prej personave të ngarkuar nga institucioni që ajo drejton. Ajo shton se bashkia i ka dhënë zgjidhje problemit me energjinë elektrike që familja kishte.

"Shpeshherë më punonjësen tonë sociale jemi përpjekur ta kontaktojmë për ta kthyer atë në kufijtë e një normalitetit të jetesës. Ata kanë arritur deri aty sa përveç pretendimeve që kanë pasur për kushtet e varfërisë domethënë, janë ngujuar, më pas kanë mbajtur brenda edhe vajzën. Kanë pasur problemin e energjisë por më pas ne kemi ndërhyrë dhe i është lidhur dhe energjia. Kanë pasur pretendime për kempin e gruas së shtëpisë, ne po marrim të gjitha masat edhe me mjekun në mënyrë që t'i plotësojmë dhe t'i japim gjithë ndihmën e duhur ligjore. Sot ka qenë grupi i bashkisë i shoqëruar dhe e ka çuar tek mjeku në Fier", shprehet kryetarja e bashkisë së Roskovecit Majlind Bufi.

Një ditë më parë, kryefamiljari Kola ka dalë para gjykatës për dy vepra penale, kundërshtim të punonjësve te shtetit me funksion publike dhe kundërshtim të policisë. Gjatë ndërhyrjes për t'i nxjerrë nga izolimi një punonjës i policisë mbeti i plagosur në sy pasi Kozma Kola qëlloi me sëpatë në drejtim të dritares. Gjykata vendosi që i akuzuari të dërgohet për trajtim në spitalin psikiatrik. Ai kishte izoluar në banesë prej 2 muajsh gruan dhe vajzën e tij dhe refuzonte kontaktin dhe ndihmën nga persona të tjerë.

Recommended