Report TV - Rama nga Kruja: AZHBR kredi me interes të ulët për fermerët

  • 8 years ago
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural do të mbështesë të gjithë fermerët për të marrë kredi me interes të ulët me qëllim zhvillimin e fermave dhe daljen në treg të prodhimit vendas.

Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa ka qenë në një fermë në Krujë ka thënë se, fermerët shqiptarë do të mbështeten financiarisht nga qeveria për të mos qenë vetëm kultivues të zakonshëm të produkteve bujqësore, por edhe eksportues të konsoliduar dhe të certifikuar në BE.

?AZHBR do tu ndihmojë si të aplikoni me programin e ri, një program kreditimi me interesa të ulët i garantuar nga shteti shqiptar që do tu vijë në ndihmë të gjithë atyre që duan të shtojnë investimet apo duan të bëjnë investime të reja në bujqësi, me një hapësire prej 300 milion eurosh në tre vjet.?, u shpreh Kryeministri.

Recommended