Report TV - Vlorë, 260 nxënës të shkollës së mesme, mësim në kushte ekstreme

  • 8 years ago
Afro 260 nxënës në shkollën e mesme e bashkuar Mynyr Xhindi në fshatin Vllahinë të rrethit të Vlorës mësojnë në kushte të mjerueshme. Lagështia ka pushtuar të dy katet, pasi uji që rrjedh nga taraca shkon deri në katin e parë të godinës. Këto kushte kanë sjellë shpesh herë braktisjen e mësimit nga nxënësit pasi në mot me shi çdo gjë që bie jashtë hyn brenda.

Ndërkohë drejtori i kësaj shkollë Albert Dalipaj shprehet, se nga ana e qendrës administrative Vllahinë dhe bashkisë së Selenicës është bërë një projekt për restaurimin e kësaj shkolle por deri më tani nuk na është kthyer përgjigje nga ministria përkatëse.

"Kushtet e shkollës sic e shimkoni dhe vetë janë të shkatërruara, normalisht sa herë që bie shi neve kemi probleme në klasë nuk e vazhdojmë dot mësimin sepse këtu ku jemi ulur na vjen uji nga tavani."-thotë ai duke shtuar "Eshtë bërë projekti në dijeninë tonë, është bërë dhe projekti me shkesa zyrtare është njoftuar dhe nga drejtoria arsimore Bashkia Selenicë. E kemi kërkuar investimin gjithkohën kemi pasur mbështetjen maksimale të drejtorisë arsimore dhe të pushtetit lokal por përsëri nuk po shohim investim.

Jo vetëm lagështia por edhe infranstruktura në këtë shkollë lë për të dëshiruar. Dyert dhe bankat janë të shkatëruara, po ashtu dhe banjat e shkollës . Klasa tip laborator me kompjutera, e cila para pak kohësh është kompletuar me këto paisje ka dalë jashtë përdorimit, pasi lagështia shkatërron çdo paisje.

"Kushte shumë të vështira këtu, sa herë që vie shi pikon edhe kemi ndërprerë sa herë mësimin për shkak të shiut."-shprehet një nxënës

"Na ka nxjerë presorja përjashtë se vinte era myk dhe kushtet ishin shumë të liga."-thotë një tjetër.

Recommended