Report TV - Modeli i ri në PD? Topi: Taktikë e Lulzim Bashës dhe Berishës

  • 8 years ago
Kryetari i FRD-së Bamir Topi e ka cilësuar si një taktikë të kryetarit të PD Lulzim Basha deklaratën e tij se PD nuk mund të qeveriset më me modelin e Sali Berishës. Duke folur në emisionin ?45 minuta? në Report TV, kryetari i FRD shtoi se këtë taktikë Lulëzim Basha e ka ndërmarrë me miratimin e ish kryetarit Sali Berisha për të krijuar iluzionin se gjërat po ndryshojnë.

I pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me PD për zgjedhjet parlamentare Bamir Topi u shpreh se ende nuk janë kushtet për këtë gjë. Nga ana tjetër Kreu i FRD Bamir Topi shtoi se ai është i gatshëm për bashkëpunim me çdo parti që ka për qëllim kryesor ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Recommended