Report TV - Enver Hoxhaj: Thaçi sot zgjidhet president, nuk ka zgjedhje të parakohshme

  • 8 years ago
Deputeti i Partisë demokratike të Kosovës në një intervistë për Report Tv ka theksuar se sot do të zgjidhet presidenti i Kosovës, ndëkrohë që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

?Procesi i zgjedhjes së Thacit President është i pandalshëm. Hedhja e gazit lotsjellës hedh në pikëpyetje faktin nëse opozita është demokratike apo jo. Ky është koalicioni më i madh qeverisës që ka pasur ndonjëherë Kosova. Janë 89 deputetë nga 120 deputetë në total. Besojmë që shumica e deputetëve do të qëndrojnë në sallë dhe zgjedhja e Thaçit është proces i pandalshëm. Ai është lideri historik i PDK-së dhe i Kosovës. Reflekton unitetin e qytetarëve të Kosovës. Jam i sigurtë që zhvillimet që ndodhin jashtë Kuvendit duhet të jenë të qeta. Jemi të habitur sesi opozita ka qenë e dhunshme, duke dëmtuar godinat apo edhe policit. Ka interesim të PDK-së, për të ardhur në Prishtinë, por ne iu kemi thënë se nuk duhet të vijnë, por të festojnë atje ku jetojnë. Ne dolëm nga salla e Kuvendit dhe jemi në zyrat tona. Mund të them se seanca do të fillojë sa më shpejt. Tejkalimi i krizës politike është sfidë për ne dhe Thaçin si president. Ne si koalicion jemi të interesuar që rreth institucioneve, në Kuvend apo në një tryezë ta tejkalojmë situatën. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi ato do të mbahen sipas afateve kushtetuese? ka thënë Hoxhaj.

Recommended