Report TV - Ligji i ri/ Ushtarakët, ja kush merr 3750 lekë më shumë pension
  • 8 years ago
TIRANË - Pensionet e ish-ushtarakëve do të rillogariten. Një grup pune me përfaqësues të shoqatave të ish-ushtarakëve dhe të qeverisë, do të ketë për synim gjetjen e një formule të re për pensionet. Në një intervistë për ?Shqiptarja.com?, kreu i Aleancës Kombëtare të të Ushtarakëve të Shqipërisë, thotë se paraprakisht qeveria ka rënë dakord që të shfuqizojë vendimin për shpalljen debitorë të ish-ushtarakëve.

Sipas tij do të shfuqizohet udhëzimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për debitë e rreth 5200 ish-ushtarakëve. Shoqatat e ish-ushtarakëve kanë kërkuar edhe rrëzimin e aktit normativ të vitit 2010-t.
Recommended