Report TV - PD: Veliaj fsheh projektin, tek parku i lojërave edhe kafe dhe restorant

  • 8 years ago
TIRANE - Partia Demokratike thotë se në projektin e Bashkisë së Tiranës për një kënd lojërash në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës është përfshirë në mënyrë të fshehtë nga syri i publikut edhe një kafe dhe restorant. Në një deklaratë nga selia blu deputetja Jorida Tabaku tha se Kryebashkiaku Erion Veliaj do i japë një miku të tij mundësinë për të ngritur këto subjekte private brenda parkut.

"Veliaj ka parashikuar ndërtimin e objekteve të shërbimit që janë kafe, restorant, kioske për gazetat.E gjithë skema e tij ka qënë jo transparente. Po në veçanti këtë kioske-kafe-restorant Veliaj është munduar t?ia fshehë publikut. Kjo aferë ka dhe kosto financiare përveç të tjerash, me faturë 500 mijë euro nga taksat e banorëve të Tiranës", tha Tabaku.