Report TV - Berat, Gjykata lë në burg për 15 ditë dy “agjentët” e SHISH

  • 8 years ago
Gjykata e Beratit ka cakuar masën e sigurisë ?arrest me burg? me afat 15 ditorë për Alfred dhe Antonio Toska, të cilët u arrestuan një ditë më parë nën akuzën e ?përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore?, pasi prezantoheshin tek qytetarët si agjentë të SHISH.

Dy ?agjentët?, u vunë në pranga pas denoncimit të një 30 vjeçari nga Durrësi, pasi ata po e ndiqnin me një automjet tip benz. Pas ndalimit nga policia, ata deklaruan se ishin punonjës rë Qendrës investigative në Tiranë, e cila rezulton të jetë një kompani private.

?Duke qenë ?në shërbim?, këta dy shtetas deklarojnë se kanë parë një furgon me targa të Durrësit, i cili i është dukur i dyshimtë dhe e kanë ndjekur me mjetin e tyre tip ?Mercedez?, me qëllim për për t?i bërë kontroll. Meqenëse drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar, ata e kanë parakaluar dhe i kanë kërkuar një patrulle policie që të ndalojnë mjetin furgon. Ndërkohë, drejtuesi i furgonit, shtetasi F.F., duke qenë se është ndjerë i trembur nga shoqërimi që po i bënte mjeti Mercedez, ka njoftuar policinë e shtetit, në numrin 129,? sqaron prokuroria e Beratit.

Sakaq, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë me afat duke i kërkuar Prokurorisë që gjatë dy javëve të sigurojë prova të mjaftueshme mbi faktin se me çfarë baze funksionon kjo shoqëri private.

Sipas Gjykatës së Beratit atributet për ndalimin dhe kontrollin e qytetarëve e ka vetëm policia gjyqësore e institucioneve shtetërore dhe jo përfaqësues të kompanive private.

Recommended