Report TV - "Zonja e zezë", Nexhmija fut në sherr Ramën dhe Berishën

  • 8 years ago
TIRANË - Ndonëse kanë kaluar 25 vjet nga rrëzimi i regjimit komunist sërish e shkuara është kthyer në debat politik në parlamentin shqiptar. Ish-kryeministri duk iu drejtuar shefit të qeverisë Edi Rama tha se ishte ai që porositi daljen në ekran të Nexhmie Hoxhës të cilën Berisha e cilësoi si dorën e zezë kriminale. Kryeministri Rama i ka kujtuar Berishës se nuk ishte ai që solli demokracinë e madje tha se ishte Sali Berisha që adhuronte gratë e reja të asaj kohe dhe ka bërë çdo përpjekje për t?u afruar me drejtuesit e pushtetit të diktatorit.

Debatet

Berisha: Nxore korbën e zezë të shqiptarëve në një emision televiziv prej 3 orësh. Ky që është pas meje ka vite të tëre jete që donte të bëhej si djali i shtëpisë së tyre e nuk u bë dot. Vlerë ka kjo, që ishte një akt i papërgjegjshëm i turpshëm, nxjerrja e zonjës së zezë, Nexhimje Hoxha është, që t?ua sqaroj atyre që nuk e dinë, është dora e zezë, kriminele, pothuajse e të njëjtit kalibër me të shoqin pasi pas debilosjes së të shoqit nga sëmundja që kaloi në 1972-74, pasi u debilos, lexoni po të doni memorjet e sekretarit të Enverit, cfarë thotë, cdo gjë që thoshte ky i debilosuri e redaktonte Nexhmija si deshte, pra nga 74-84 sa vdiq Enveri ishte Nexhmija, të tëra pushkatimet, spastrimet janë vepër e Nexhmijes që zotëria e nxjerr nga sënduku, pasi shpërndau nga varrezat e dëshmorëve që i përdhosi me fotot e Enverit tani nxjerr Nexhmijen për të mbrojtur krimet të shoqit dhe të vetat, kjo nuk mund të ndodhte në prag të vizitës së Kerryt. Harxhoje orë të tëra me karafil në dorë te muret e muzeut e dinë të gjithë këtë, pyesni punonjësit e muzeut.

Rama: Ndërkohë që të gjithë prisnin të flisnin për Byronë e Hetimit, ti flet për byronë Politike. Nuk e kuptova cfarë pate për këtë rrëshkitje në të kaluarën, por të takonte që të korrigjoje vetveten dhe të mos merrje një gjobë të madhe për gënjeshtrat, siç propozove herën e shkuar. Vetëm t?i mund të flasësh në një fjalim edhe për Nexhmien, edhe për John Kerryn. Askush tjetër nuk e bën në botë

Debilosje? Ku do të dalësh, duke e dëgjuar nga goja jote më ngjalli kureshjtje. Pse i bën këto? Ku do të dalësh? Se nuk ke asnjë respekt për popullin tënd kujton se janë dele ti marrësh ti cosh nga të duash.

Berisha: Unë në periudhën kur kam qenë kardiolog në spital i kam shërbyer të gjithë shqiptarëve, përveç Enver Hoxhës, nga të burgosur në anëtarë të byrosë politike. Kam refuzuar në mënyrë kategorike të jem mjek personal i ndonjërit prej tyre. Këtë e di shumë mirë. Në atë kohë nuk ishte e thjeshtë, por dua të them?mjek personal do të thotë tjetër gjë. Mjek personal do të thotë të merrje rrogën në grupin e tyre. Kurrë dhe asnjë ditë të vetme. E kam refuzuar në mënyrë të prerë, sepse isha i apasionuar në punën time në spital. Nuk kam marrë rrogën në asnjë grup përveçse rrogës sime. Më pas më është dhënë mundësia të shoh firmat e Vito Kapos në ekzekutime njerëzish. Ty me Bushatin të bashkojnë krimet familjare. Përsa i përket fjalëve që i thua ti, do të them k...

Recommended