Report TV - Masakra në Elbasan: Flasin familjarët: E dimë kush qëlloi

  • 8 years ago
Të afërmit e të plagusurve jashtë kamerave deklarojnë se ata e njohin porsitësin e këtij atentati ndaj 11 të afërmve të tyre.

?E dimë kush na ka sulmuar por kurrë nuk mendonim se do tentonin të shuanin fisin tonë?, - u shpreh një nga të afërmit e Florenc Capjas i cili qëndronte në hollin e ranimacionit në Spitalin e Tramuës.

Familjarët kanë qënë të traumatizuar nga sulmi me armë që i ndodhi fisit Çapja dhe të afërmve të tyre. Ndërkohë Policia ka vëzhguar gjatë gjithë ditës spitalin, ku ka marrë në pyetje disa prej tyre.

Në Spitalin e Traumës janë pesë persona të plagosur, ku Luan Muca, Ferit Muca dhe Bujar Reshka ndodhen në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën. Florenc Çapja dhe Fejzulla Çapja po mjekohen në pavione të tjerë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas shefit të kirurgjisë Dritan Cela në gjendje më të rëndë është Ferit Muça, i cili ka disa predha plumbi në trup.

Ndërkohë shefi i renimacionit në Sptalin e Tramuës Tefik Zhurda tha se 3 të plagosur janë në rrezik për jetën dhe gjendja e tyre nuk është vetëm në dorë të mjekëve.

Recommended