Report TV - Rama: Shumë shpejt realitet lidhja energjetike Shqipëri-Kosovë

  • 8 years ago
VLORE - Kryeministri Edi Rama teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të nënstacionit të Babicës në Vlorë, ka theksuar se sektori energjetik shqiptarë, falë reformave të qeverisë, është kthyer në një sektor fitimprurës dhe që shumë shpejt do të ketë ndikim në ndërtimin e interkonjuksionit me Kosovën dhe Maqedoninë.

?Para 2 vitesh humbjet ishin 52%, pasi vjedhjet ishin të mëdha, trashëguam kompani me 1 miliard dollar borxhe të akomoluara që në 2007-2013 dhe për shkak të një konflikti të pronësisë të hapur qorrasi nga qeveria e mëparshme me financime të bllokuara. Falë reformës e mbështetjes së shqiptarëve, do finalizojmë një ëndërr të vjetër për të lidhur përfundimisht rrugën e energjisë mes Shqipërisë e Kosovës, përmes interkonjuksionit. Lidhja e rrugës energjetike mes Shqipërisë e Maqedonisë, që do të thotë integrim i plotë i Shqipërisë në rrjetin evropian të energjisë.Kemi ambicie për rajonalizimin e prodhimit e administrimit të energjisë të kthehen në mirëqënje për shqiptarët? ka deklaruar Rama.

Kryeministri Rama shtoi se, reforma që u krye në këtë sektor solli uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e familjeve të varfra, ku atyre iu falën 16 milion dollarë.

?Gjetëm sistem që bënte sikur mbronte të varfërit, por që në fakt fshiheshin të pasurit pas tyre. Jemi krenar që reforma që bëmë solli dy përmirësime. 1-Nuk e rriti por e uli çmimin e energjisë elektrike dhe 2-Morëm në mbrojtje të gjithë ata që prekeshin nga reforma ku vëmë 16 milion dollar për familjet në nevojë që paguajnë njësoj sikur të ishin të mbrojtur nga fasha 300 kv? vijoi Rama.

Duke u ndalur tek puna e bërë në dy vite nga OSHEE dhe qytetarët, Rama ka shtuar se janë nënshkruar 320 mijë marrëveshje me OSHEE ku qytetarët kanë hyrë në sistemin e pagesave të rregullta të energjisë.

?Bashkë me financimet e zhbllokuara shkon në 320 milion dollarë volumi i paketës financiare të vënë në shërbim të konsumatorëve? ka shtuar Rama.

Sa i takon nënstacionit të ri të Babicës, Rama ka thënë se investimi i sotëm do të plotësohet me ndërtimin e dy nënstacioneve në Orikum e Himarë që tashmë janë në procedurat e garave, me projekte evropiane dhe në të gjithë zgjatimin nga Vlora në Sarandë do bëhet e mundur që të stimulohet ekonomia e turizmi e pas kaq shumë vitesh drita të mos ndritet në poç siç ndritet eja ik, eja e ik, duke stresuar njerëzit e munduar dhe dekurajuar turistët.

Nënstacioni i Babicës është ndërtuar falë bashkëpunimit me Bankën Gjermane për bashkëpunim KfV dhe punës së shkëlqyer të gjithë ekipit shqiptar nën drejtimin e Ministrit të Energjisë dhe drejtorit të OST-së.