Report TV - Fondi i Bashkisë Sarandë, 2.5 herë më i lartë se ai i Tiranës

  • 8 years ago
TIRANE- Megjithëse nuk kanë të krahasuar për nga numri i popullsisë dhe aktiviteti ekonomik, fondi limit i përdorur për tendera nga Bashkia Sarandë, në 2015, ka qenë më shumë se 2.5 herë më i madh se ai i Bashkisë Tiranë. Sipas të dhënave të ?Open Data Albania?, nga 27 korriku deri më 7 dhjetor 2015, fondi limit i tenderave të Bashkisë Sarandë arriti në rreth 7 milionë dollarë, ndërsa i Bashkisë Tiranë vetëm rreth 2.5 milionë dollarë. Ndërkohë që rezulton Bashkia Durrës ajo që ka përdorur fondin më të madh limit në tenderat për prokurimet publike, e cila ka vënë në dispozicion të tyre rreth 8 milionë dollarë.

Recommended