Report TV - Reforma zgjedhore, Rama: Konsensusi i domosdoshëm

  • 8 years ago
TIRANË - I ulur në një tryezë me liderin e opozitës Lulzim Basha dhe aleatin në qeverisje, kryetarin e LSI-së Ilir Meta, kryeministri Edi Rama vlerësoi si të domosdoshëm konsensusin mes palëve politike për realizimin e reformës zgjedhore, e cila ndryshe nga reformat e tjera, duhet të ketë dakordësi të plotë.

Në konferencën e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve vendorë, kreu i qeverisë Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste tha se forcat kundërshtare politike duhet të garojnë në një fushë beteje zgjedhore me rregulla të barabarta, ndaj theksoi dhe njëherë nevojën e gjetjes së gjuhës së përbashkët. Por megjithatë, për kreun e qeverisë "ku ka konsensus jo domosdoshmërisht bëhet më e mira".

Kryesocalisti Rama u shpreh se politika duhet të hedh një hap të rëndësishëm duke depolitizuar komisionet zgjedhore.

Një tjetër ndryshim rrënjësor që i duhet bërë sistemit zgjedhor sipas Ramës, është edhe kalimi i kostos së reklamave elektrorale në shpenzimet e fushatës, duke i hequr kështu barrën e financimit partive politike. Shefi i mazhorancës tha se PS-ja nuk ka një formulë të gatshme për ta arritur këtë, ndaj kërkoi bashkëpunimin e politikës.
Korrupsioni zgjedhor dhe vota kolektive siç ndodh vazhdimisht në zonat rurale, është një tjetër shqetësim i kryeministrit Rama, i cili duhet të gjejë zgjidhje përmes reformës elektorale.

Recommended