Report TV - Reforma Zgjedhore/ Hajdari: Riformatim të axhendës së komisionit!
  • 4 years ago
TIRANE-Ambasada gjermane në bashkëpunim me shoqërinë civile organizuan sot një tryezë për të diskutuar në lidhje me propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe reformën në tërësi. Nga shumica, bashkë-kryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri nuk ishte i pranishëm, ndërsa nga opozita e re ishin Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni. Në përfundim të tryezës, Hajdari theksoi se në mbledhjen e djeshme të komisionit nuk ishte pasi sapo ishte kthyer nga Amerika dhe nuk ishte në gjendje, por shtoi se në ditët në vijim do të organizohet një tjetër mbledhje e komisionit që pritet që të ngjallë shumë debat. Hajdari kërkoi që të ketë një riformatim të axhendës së komisionit të reformës zgjedhore që të gjitha kërkesat dhe draftet të ecin në mënyrë paralele, pra duke kushtëzuar cdo pikë me ndryshimin e sistemit. Kryetarja e grupit demokrat i trembet një marrëveshje të fshehtë mes PS-PD dhe LSI-së, kur tha se në momente krize gjithmonë janë ulur dhe i kanë bërë ndryshimet sikur kanë dashur. Sistemi që ajo propozon është ai i listave të hapura.

"Në fakt ishte një ditë shumë e gjatë, sapo jam kthyer nga Amerika dhe nuk isha në gjendje të shkoja në atë tryezë. Pas kthimit nga SHBA ku u diskutua edhe reforma zgjedhore, pasi kishte një vend të vecantë si do të ecim përpara. Unë prezantova edhe kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit për të ecur në mënyrë paralele. Në këtë tryezë ishte shoqëria civile që e bëri këtë propozim për një sistem zgjedhor të përshtatshëm. Nuk do të doja që ky propozim të vinte vetë nga deputetë. Shoqëria civile propozoi si mund të ndryshonte sistemi. Do të bëjmë një kalendar që do të ketë në shqyrtim ndryshimin e sistemit. Jemi duke përfshirë edhe shoqërinë civile për t'i parë këto drafte dhe në të njëjtën kohë është edhe një proces tjetër që ka të bëjë edhe me partitë jashtë parlamentit. Do ketë propozime për ndryshimin e sistemit edhe nga partitë jashtë parlamentit.
Recommended