Report TV - Projekti i TAP, mbahet takimi i parë mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë

  • 8 years ago
Projekti i gazifikimit TAP është diskutuar sot në takimin e parë të Komisionit mes tre shteteve nga ku kalon edhe linja e transmetimit, përkatësisht Shqipërisë, Greqisë e Italisë në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

Përveç ekspertëve kanë qenë edhe përfaqësues të shoqërisë TAP dhe Ministri i Gjiknuri i cili ka vlerësuar ecurinë e deritanishme të projektit të ndërtimit të gazsjellësit.

?Gazsjellësi është një projekt kyç e strategjik për infrastrukturën e gazit në rajonin tonë. Punimet po shkojnë sipas parashikimeve në të gjitha vendet ku kalon ky projekt?, është shprehur Gjiknuri.

Sipas tij, Shqipëria po ndërmerr veprimet e nevojshme për tu bërë jo vetëm vend tranzit i gazit por edhe konsumator.

?Shumë shpejt do mund të përmbyllim edhe Masterplanin e gazit në Shqipëri, një dokument me shumë rëndësi për të ardhmen e gazifikimit të vendit?, nënvizoi Gjiknuri.

Ai inkurajoi bashkëpunimin mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për të garantuar mbarëvajtjen e fazës aktuale të ndërtimit të gazsjellësit.

Recommended