Protestat mes Greqise dhe Shqiperise vazhdojne (6 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në vazhdën e një klime nga jo më të mirat mes dy vendeve, qeveria greke i kërkoi dje Shqipërisë që të marrë masa imediate dhe të efektshme kundër bandave kriminale në vend pas hapjes së zjarrit të një fshati ku banon një pjesë e minoritetit grek të Gjirokastrës gjatë mëngjesit të së martës. Autoritet shqiptare duhet t'a kuptojnë që incidente të tilla krijojnë problem për vetë Shqipërinë, theksoi zëvendësi i qeverisë greke gjatë një konferencë shtypi.
Ai tha gjithashtu se qeveria e vendit fqinj duhet t'a kuptojë se marrëdhëniet dypalëshe nuk janë një rrugë me një drejtim dhe se duhet të merren masa përkatëse nga pala tjetër gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Sipas Agjencisë Shtetërore Greke një pjesë e banorëve të Derviçanit e kaluan pjesën më të madhe të natës së të hënës pasi fshati fqinj i Lazaratit hapi zjarr kundër tyre gjatë një peridhe prej 5 orësh. Zjarri filloi rreth orës 23:00 dhe zgjati deri në orën 04:00 të mëngjesit të së martës.
Një forcë e madhe policore mbërriti në zonë, por nuk ishte në gjendje të vepronte në mënyrë të efektshme. Agjencia Greke e Lajmeve shkon tepër larg kur këto sulme në të shumtën e rasteve ordinere dhe për motive të dobëta, ka paraqitur në një lajm të saj si aksione që synojnë të frikësojnë minoritetin grek për të braktisur pronat e tij. Lidhur me ngjarjet e Derviçanit, për protestën greke, nga pala shqiptare nuk ka patur asnjë prononcim zyrtar./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended