Report TV - Vranë 3 anëtarë të familjes Ceku çohen për gjykim 8 autorët e krimit

  • 8 years ago
Prokuroria e Krujës ka dërguar në Gjykatë dosjen ndaj 8 personave që u përfshinë në vrasjen e 3 anëtarëve të familjes Ceku dhe plagosjen e një tjetri në qershorin e vitit 2015.

Sipas prokurorisë, 4 prej tyre do të gjykohen për ?vrasje në rrethana cilësuese.? dhe 4 të tjerë për ?përkrahje të autorit të krimit?, të gjithë të lidhur me vrasjen që erdhi pas një konflikti të ashpër, ku mbetën të vdekur me armë zjarri Franc Ceku, Arben Ceku, Eno Rama, si edhe u plagos Luçie Çeku.

Prokuroria thotë se, Danjel Kora, Besnik Kora, Pëllumb Kora dhe Gurali Kora akuzohen për akuzën e vrasjes, ndërkohë që Ardjan Gjonaj, Paris Gjeta, Preng Gjeta e Shpëtim Nikolli për përkrahje të autorëve të krimit.

Vrasja u bë pas një sherri mes shoferëve dhe mbrojtjes së një shoku nga Arben Ceku, pas së cilës anëtarët e familjes u thirrën në portën e shtëpisë dhe aty u qëlluan me armë zjarri një nga një.

Ngjarja ka ndodhur në Thumanë të Krujës, aty ku u gjetën gëzhoja të një arme kallashnikov dhe pistoletë.

Recommended