Rindërtohet skema e krimit për Çollakun - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
3 dite nga vrasja mafioze e Gazmet Çollakut, i cili u rrëmbye ne Durrës dhe u ekzekutua ne fshatin Murqin te Krujes, eksperte e Prokurorisë se Krimeve te Renda, janë rikthyer ne vendngjarje. Sipas burimeve nga grupi hetimor, prokuroret i jane rikthyer vendit ku u gjet trupi i lidhur duar e këmbe i Çollakut, duke rindërtuar skenën e krimit. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat dhe provat e fiksuara në vendin e ngjarjes, ata kanë hedhur dritë mbi dinamiken e krimit. Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit ne një makine tip Audi, i njëjti automjet qe mendohet se ka qenë prezent edhe në vrasjen e dy rinjve Ervin Kodra dhe Ervin Çaushi, ne 20 dhjetor ne mes te qytetit bregdetar. Te dhënat paraprake flasin se shkak i këtyre krimeve është bërë prishja e pazareve te drogës.

Recommended