Dy kandidatë për Ambasadorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për here te pare pas 10 muajsh Ministria e Jashtme sjell ne parlament 2 kandidate per ambasador, Ravesa Lleshin per postin vakant ne OSBE dhe Ermal Muçen ne Kanada. 2 kandidatet kane zhvilluar një séance dëgjimore ne Komisionin e Jashtëm, mbledhje ne te cilën dominoi debati politik, por jo vërejtjet per ambasadoret. Por e vetmja pengese ne emërimin e Ravesa Lleshit dhe Ermal Muces si ambasador mbetet President i Republikës Bujar Nishani. Ne fillim te vitit Nishani beri te qarte se nuk do te dekretoje asnjë emër qe nuk është konsultuar me pare nga qeveria, duke bllokuar kandidatet per ambasador ne Maqedoni dhe Izrael, përfshi dhe ish-ministrin demokrat Visar Zhiti, te cilin qeveria e kishte propozuar si ambasador ne Vatikan. Qeveria nga ana e saj ndryshoi ligjin për shërbimin e jashtëm, duke i vendosur kreut te shtetit një afat 30 ditor per t?u shprehur për ambasadoret megjithatë, ky ndryshim nuk e ka zgjidhur aspak ngërçin Presidence -Ministri e Jashtme. Kreu i shtetit nuk e mori parasysh ketë kufizim ne rastin e përfundimit te mandatit te ish-ambasadorit tone ne OSBE Spiro Koçi dhe ministria u detyrua te merrte masa te tjera per te kthyer ne Shqipëri ambasadorin Koçi. Ndërkaq, vete Presidenca e kontaktuar nga Vizion Plus ne lidhje me kandidaturat per ambasador, ka sqaruar se kreu i shtetit flet vetëm me dekret.

Recommended