Tre kandidatë për ambasadorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kreu i Drejtorisë së Pastrimit të Parave Gent Gazheli, pritet të jetë ambasadori i ardhshëm në Turqi. Por gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, deputeti i PD Aldo Bumçi i vuri në dukje mungesën e përvojës në diplomaci. Po kësaj kritike nuk iu përgjigj as vetë kandidati dhe as deputetet e majtë. Më herët Gazheli tha, se eksperienca e tij do ta ndihmonte në aktivitetin si ambasador. Komisioni i Jashtëm dëgjoi edhe dy kandidatët e tjerë për ambasadorë: Anila Bitri në Itali dhe Sajmir Bala në Kuvajt, që të dy diplomatë karriere. Bitri dhe Bala u angazhuan për t?i dhënë më shumë zhvillim marrëdhënieve ekonomike me vendet respektive. Kandidatët për ambasadorë, pas kalimit të filtrit parlamentar, do t?i dërgohen për dekretim Presidentit të Republikës.

Recommended