Gara për drejtimin e SPAK, tre kandidatë shpalosin platformat - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këshilli i Lartë i Prokurorisë intervistoi tre kandidatët që kanë aplikuar për të qenë në krye të struktures së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.I pari që doli para KLP-së ishte Altin Dumani, i cili shpalosi planin e tij për drejtimin e SPAK-ut.Ai e vendosi theksin tek domosdoshmeria per te luftuar cdo person te implikuar ne krime pavaresisht pozites e pushtetit.ALTIN DUMANIKANDIDAT PER KREUN E SPAKDo ta nis me krimin e korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Kjo prokurori do të godasë krimin dhe korrupsionin. SPAK do të bëjë të mundur një Shqipëri se cilido që do të kryejë një krim do të ndëshkohet pavarësisht pozitës. Dështimi i SPAK nuk do të jetë një opsion.Kandidati tjeter Arben Kraja pranoi se drejtësia shqiptare deri më tani ka dështuar me korrupsionin në nivelin e lartë.ARBEN KRAJA KANDIDAT PER KREUN E SPAKNe jetojmë në një vend ku të gjithë i njohin të gjithë. Unë kam garancitë ligjore në vendimmarrje, e dyta përzgjedhja nga ana juaj e një grupi që ka plotësuar kushtet, dhe e treta vullneti për të zbatuar ligjin me korrektësi. Asnjëri nga ne nuk i ka borxh askujt. Kemi dështuar në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë ose krimit te organizuar. Situata është shqetësuese. Në raport me sjelljen do të mundohem që të jem më agresivI fundit që prezantoi platformën e tij ishte prokurori Edvin Kondili. Sipas tij puna e SPAK duhet te perqendrohet vecanerisht tek hetimi pasuror.EDVIN KONDILIKANDIDAT PER KREUN E SPAKPubliku pret rezultate nga ne. Hetimet financiare e pasurore do te kenë përparësi. Hetimi pasuror nuk duhet të jenë hetime të dorës së dytë. Hetimi pasuror çrrënjos strukturat e grupet kriminale duke i goditur asetet.Përvec anetareve të Keshillit te Prokurorise kandidatët qe garojne per kreun e struktures se posacme kunder korrupsionit u pyetën edhe nga perfaqesuesit e misioneve te OPDAT dhe EURALIUS.
Recommended