Shqipëria perballet me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Franca, Zvicra dhe Rumania keto do të jetë ekipet rivale të kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian të Futbollit që do të zhvillohet në France ne qershor të vitit të ardhshëm. Kuqezinjtë janë renditur ne Grupin A, në një short që mund të konsiderohet i mirë për ekipin ton kombëtar. Natyrisht që rivali që intrigon më shumë në aspektin e emocionit dhe tifozerisë është përballja me Zvicrën, e cila ka shumë lojtarë shqiptare në organike. Ndërsa Rumania ishte një nga ekipet më pak të kuotuara të vazos së trete së bashku me Hungarine. Sa i takon kalendarit, Shqipëria do ta luajë ndeshjen e parë me 11 qershor në ditën e dytë te evropianit kundër Zvicrës në orën 15:00 në stadiumin e Lensit me kapacitet 38 mije tifozë. Më pas në ndeshjen e dytë luajmë kundër vendasve të Francës në stadiumin e Marsejës Velodrom dhe në takimin e fundit në grup kundër Rumanisë në stadiumin e Lionit.

Recommended