Lirimi i ambasadorit në OSBE, opozita akuza - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka lëshuar akuza te forta ndaj Ministrit te Jashtëm Ditmir Bushati ne lidhje me lirimin nga detyra pa dekret presidencial te ambasadorit tone ne OSBE Spiro Koci. Nënkryetari i komisionit te jashtëm Aldo Bumci ka deklaruar se shefi i diplomacie shqiptare Bushati ka shkelur Kushtetutën dhe per me teper po dëmton interesat e vendit pasi e ka lene Shqipërinë pa përfaqësim ne nje moment kur rezidencën e radhës ne OSBE e ka Serbia. Pak jave me pare Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati njoftoi ambasadorin tone ne OSBE se duhet te kthehej ne Tirane, pasi mandati tij kishte përfunduar edhe pse kreu i shtetit Bujar Nishani nuk e kishte dekretuar lirimin e tij nga detyra. Për kete vendim, ministri Bushati u mbështet tek ligji i ri per shërbimin e jashtëm, i cili parashikon se presidenti ka 30 dite kohe për t?u shprehur ne lidhje me emërimin dhe lirimin e ambasadoreve, e meqe ky afat kishte kaluar, e presidenti nuk kishte marre asnjë vendim, Ministria e Jashtme kërkoi qe ambasadori Koci te linte detyrën.

Recommended