Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet PD-së - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Barnat qe prodhohen ne vendet e Ballkanit do te hyjnë serish ne tregun shqiptar. Ky propozim i Ministrisë se Shëndetësisë per te ndërhyre ne ligj, ka shtuar akuzat ndaj mazhorances, e cila një vit me pare, miratoi ligjin e ri për barnat. Zv/ministrja e shëndetësisë Milva Ikonomi ne nje dalje publike, pas akuzave te Partisë Demokratike, ka sqaruar se ky ndryshim vjen si detyrim i marrëveshjes se tregtisë se lire me vendet e rajonit. Dy vjet me pare qeveria ndaloi ardhjen e medikamenteve te prodhuara ne Ballkan nese ato nuk ishin pjese e tregut te nje shteti evropian. Nga 300 lloje barnash ballkanase qe hynin ne Shqipëri vetëm 90 e plotësonin kete standard. Por tashme per te mos shkelur marrëveshjen e CEFTA-s, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar qe ne vendin tone te hyjne barna nga Ballkani por me kusht qe ato te jene te regjistruara dhe ne qarkullim prej dy vitesh ne vendin e origjines. Zv/ministrja Ikonomi i ka kthyer përgjigje akuzave te demokrateve edhe ne lidhje me çmimet e barnave. Sa i përket mungesës se ilaçeve ne spitale, ministria deklaron se furnizimi është me mire se ne vitin 2013, ndërsa është dyfishuar fondi për sigurimin e tyre.

Recommended