Masat për ndeshjen ndaj Serbisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur pak dite na ndajnë nga ndeshja historike mes kombëtares kuqezi dhe asaj te Serbisë, qyteti i Elbasanit dhe specifikisht zona përreth stadiumit është pushtuar nga policia. Qindra forca police survejojne zonën përreth ?Elbasan Arena?. Me te prekurit nga këto aksione janë banoret e pallateve, te cilët kane zhvilluar takime me policinë. Pavarësisht se lajmi qe çdo ballkon do te ketë ndonjë polic, u përgënjeshtruar nga policia, qytetaret janë te ndare ne mendimet e tyre ne lidhje me ketë organizimin e planit te masave. Ditën e ndeshjes ne Elbasan do te jene rreth 1500 forca police, Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte agjente te SHIK-ut, si edhe snajpera. Per Drejtorin e Rendit Publik pranë Policisë se Shteti Gjovalin Loka, këto masa janë normale, duke marre parasysh ndjeshmërinë e ndeshjes. Ai ka deklaruar se nuk do te ketë police ne ballkone, por kërkoi nga qytetaret te bashkëpunojnë dhe te mos lejojnë te huaj ne shtëpitë e tyre. Familjareve i është shpërndare nga polica një flete palosje, ku udhëzohen te shmangin ballkonet apo dritaret gjate zhvillimit te ndeshjes.

Recommended