Kurti vendos masën e reciprocitetit ndaj Serbisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka vendosur masën e reciprocitetit me Serbinë duke argumentuar se fqinji konfliktual, duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë.ALBIN KURTIKRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES? Edhe emri ?Kosovë? është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ?Republika e Serbisë?. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ?Republika e Kosovës? në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës.?Kryeministri në detyrë ka shtuar në një reagim në Twitter se ?t?i mohosh Republikës së Kosovës parimin e reciprocitetit do të thotë t?i mohosh asaj ushtrimin e të drejtave të saj sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët.Por presidenti Hashim Thaci në një reagim në rrejtin social facebook ka deklaruar se vendimi rrezikon shtetin dhe të ardhmen e tij.HASHIM THACI PRESIDENT I KOSOVES?Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada.?Edhe i dërguari i posacëm i BE për dialogun, Miroslav Lajcak nuk e mirëpriti vendimin duke thënë se është i zhgënjyer. ?Këto veprime të njëanshme dëmtojnë rinisjen e Dialogut. Masa e reciprocitetit duhet të hiqet menjëherë dhe palët të zbatojnë marrëveshjet e kaluara?, deklaroi Lajcak në Twitter.Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se masat e reja janë të papranueshme dhe nuk do të ketë bisedime derisa ato hiqen.

Recommended