Rama: Shqipëria pararojë e Europës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Krenarë që jemi një vend pararojë në Europë, duke dhënë shembullin, duke pasur 50% gra dhe 50% burra në çdo këshill bashkiak.?.Ka qenë ky mesazhi që kryeministri i Edi Rama ka dhënë në Samitit Global ?Leader Woman? të mbajtur në New York. Për shefin e qeverisë Rëndësia dhe roli i gruas në vendimmarrjen politike dhe publike në Shqipëri ka një rëndësi tepër të lartë.?Një nga arritjet tona më të prekshme është rritja e përfaqësisë së grave në vendimmarrjet politike dhe publike. Aktualisht, përfaqësimi i grave në Parlamentin e sotëm shqiptar ka arritur në 21%, kurse në kabinetin që unë drejtoj gratë ministre janë 7 nga 19. Në zgjedhjet e fundit vendore, ne shkuam më tej dhe bëmë një hap gjigand përpara duke imponuar kuota për të gjithë këshillat bashkiakë?.Lideri i mazhorancës theksoi se Shqipëria ka ndërmarrë angazhime të rëndësishme ligjore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për të luftuar diskriminimin dhe për të promovuar barazinë gjinore.?E para, fuqizimi ekonomik i grave, duke rritur dhe përmirësuar aksesin në kreditim, si edhe promovimi dhe zgjerimi i programeve të punësimit për gratë dhe vajzat. Duke ngushtuar, kështu, hendekun e papunësisë dhe duke rritur pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.E dyta, parandalimi dhe ulja e dhunës kundër grave, dhe dhuna në familje, eliminimi i diskriminimit gjinor në arsim, shëndetësi, media, duke përforcuar mekanizmat ligjorë dhe institucionalë, si edhe përmirësimi i mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit.Dhe e treta, rritja e pjesëmarrjes së grave në organizmat politikë dhe vendimmarrës, si edhe përfaqësimi qendror dhe vendor i grave në pozicione manaxheriale dhe profesionale në të gjithë organizmat e administratës publike, duke përfshirë pjesëmarrjen e grave në forcat policore dhe ato të armatosura.?Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama përsëriti edhe një herë angazhimin e qeverisë shqiptare për të vazhduar për përmbushjen e Deklaratës së Pekinit, si edhe të Plan-Veprimit, si një udhërrëfyes gjithëpërfshirës në rrugën e arritjes së barazinë gjinore.

Recommended