Presidenti i KE: I perkisni Europes - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Hapja ose jo e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të përcaktohet nga rezultati i diskutimeve për metodologjinë e re që do të ndjekin vendet anëtare në zgjerimin e familjes evropiane. Pikat mbi të cilat do të ndërtohet strategjia e re e integrimit të Ballkanit Perëndimor i renditi, Charles Michel, Presidenti i Këshillit Evropian, në mbyllje të vizitës së tij të parë në Tiranë. Në qëndrimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama vlerësoi angazhimin për rritje të mbështetjes financiare sido që të jetë përgjigjja për negociatat.Tre javë nga konferenca e donatorëve, Presidenti i Këshillit Evropian, premtoi se përtej solidaritetit, mbështetja për zonat e prekura nga tërmeti do të jetë konkrete.
Recommended