Basha takon ambasadorin amerikan - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka nisur lobimin me ndërkombëtaret qe komisionin parlamentaret per dekriminalizimin te mos nxirret jashtë loje. Nje dite pasi përfaqësuesit e mazhorances deklaruan se komisioni nuk ka me mandat dhe çështja e dekriminalizimit do te zgjidhet ne seance, lideri i opozitës Lulzim Basha ka takuar ambasadorin amerikan Donald Lu per te diskutuar problematiken e personave me rekorde kriminale ne jeten politike. Sipas kryetarit te PD Basha, dekriminalizimin duhet te zgjidhet me konsensus ne komisionin e posaçëm. Te mërkurën, qeveria beri publik draftin e saj per dekriminalizimin dhe deputetet socialiste deklaruan se puna e komisionit ka mbaruar dhe i takon seancës plenare te vendose me vote per draftin e qeverise ose per ate te opozitës. Por Partia Demokratike këmbëngul qe shqyrtimi i dy nismave te vazhdoje ne komision ne mënyre qe te dilet me një draft konsensual.

Recommended