Bregu takon ambasadorin Lu - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak metra larg çadrës së opozitës, ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi një takim të veçantë me kryetaren e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu, në qendër të së cilit ishte situata e acaruar politike. Pas takimit, Bregu pohoi se faktori ndërkombëtar është i shqetësuar për çka po ndodh në Shqipëri. Takimi mes Bregut dhe diplomatit amerikan, vjen pak ditë para mbërritjes në Tiranë të negociatorit David McAllister, drejtues i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Ligjvënësja demokrate pak ditë më parë ka zhvilluar një takim pune në Bruksel, ku është takuar me McAllister, i cili po punon mbi një dokument, i cili do t?u paraqitet mazhorancës dhe opozitës, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje, për kapërcimin e krizës.