Daçiç kundër Kosovës në UNESCO - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbia vazhdon te kundërshtoje anëtarësimin e Kosovës ne UNESCO. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç u ka dërguar note proteste 44 vendeve qe kane përkrahur kërkesën e Kosovës qe Këshilli Ekzekutiv i organizatës te diskutoje për anëtarësimin e shtetit te ri. Sipas mediave serbe, Daçiç ka argumentuar shkaqet juridike, politike, shpirtërore e kulturore që për Beogradin janë të papranueshme që Kosova të kete nje vend ne UNESCO. Këshilli Ekzekutiv i UNNESCO-s do të mblidhet nga 7 deri më 22 tetor e kërkesa e Kosovës, propozues zyrtar i të cilës është Shqipëria, është futur në projektin e rendit të ditës. Për të do të deklarohen 58 vende dhe votimi pritet të ndodhë më 20 tetor. Sipas mediave serbe nga 58 vendet anëtare të Këshillit të UNESCO-s, 32 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo i jep pak shpresë Beogradit se Kosova nuk do të pranohet në kete organizëm. Serbia, edhe pse nuk është anëtare e keshillit, pritet që të paraqesë qëndrimet e veta nëse bëhet votimi për Kosovën.

Recommended